Ballina Politika Intervista për ‘Die Presse’/ Rama sulmon Amerikën: I rregullojnë gjërat me bomba,...

Intervista për ‘Die Presse’/ Rama sulmon Amerikën: I rregullojnë gjërat me bomba, vetëm BE di të ndërtojë një shtet

0
11

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për gazetën austriake ‘Die Presse’, ku foli gjatë për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Por ndër të tjera, ai tha se vetëm BE di të ndërtojë shtet, kurse Amerika i rregullon gjërat vetëm me bomba dhe pastaj me predikime.

“Po bëjmë këtë detyrë që ta bëjmë Shqipërinë ndryshe. Dhe ta bëjmë Shqipërinë më… më evropiane, më demokratike, më të bazuar te institucionet e veta e jo te figurat e veta, e kështu me radhë.

Pra, Bashkimi Evropian është i vetmi burim i këtij lloj përvoje. Nuk e gjen askund tjetër.

Po marr shembullin e Afganistanit apo Irakut.

Ata dështuan keq sepse nuk e kanë perspektivën e Bashkimit Evropian.

Dhe sepse askush tjetër nuk di të ndërtojë një shtet me institucione.

Amerikanët nuk kanë durim për këtë punë.

Ata e kanë filozofinë e rregullimit të gjërave me bomba.

Dhe pastaj me predikime.

Por… procesi i gjatë është diçka që vetëm Bashkimi Evropian di ta bëjë.

Dhe diçka që vetëm Evropa e ka, le ta quajmë një thesar — s’po them thesar kombëtar se s’është vetëm një komb, është thesar i këtij kontinenti,” tha Rama.

I pyetur nga gazeta nëse çështja e pastrimit të parave rrezikon negociatat për integrimin, Rama tha se kjo zhurmë kaq e madhe është qesharake.

“Mendoj se Tirana apo Shqipëria është thjesht një vend shumë i vogël ku të pastrohen para.

Është thjesht një pjesë e jona.

Kemi një shprehje: “më mirë mut se i vogël”.

Po, kemi probleme, por nuk janë të tilla që të kthehen në problem për Europën, kjo është çmenduri,” tha Rama.