Qeveria e Hong Kongut njoftoi se zjarrfikësit kanë përfunduar operacionet për shuarjen e një zjarri masiv që përfshiu kompleksin e banimit Wang Fuk Court në distriktin verior të Tai Po, i cili shpërtheu herët të mërkurën pasdite dhe dogji plotësisht shtatë nga tetë kullat e ndërtesave.
Sipas buletinit të fundit zyrtar, numri i viktimave ka arritur në 94, ndërsa 78 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet më tej. Numri i banorëve të zhdukur mbetet ende i paqartë dhe, sipas mediave lokale, mund të arrijë deri në 300 persona.
Hetimet mbi shkaqet e zjarrit vazhdojnë.







