Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte dhënë infprmacione të rrem në CV-në e tij për arsimimin, duke thënë se nuk donte që “gabimet” e tij personale të shpërqendronin vëmendjen nga puna jetësore e mbajtjes së vendit të sigurt nga Rusia.
Dorëheqja e Mosteanut erdhi pas një raporti në gazetën Libertatea këtë javë se CV-ja e tij përmbante informacion të pasaktë në lidhje me kohën kur u diplomua dhe nga cili universitet.
“Rumania dhe Evropa janë nën sulmin rus”, shkroi Mosteanu në llogarinë e tij në Facebook, duke njoftuar dorëheqjen e tij.
“Siguria jonë kombëtare duhet të mbrohet me çdo kusht. Nuk dua që diskutimet rreth arsimimit tim dhe gabimeve që bëra vite më parë t’i shpërqendrojnë ata që po e udhëheqin vendin tani nga misioni i tyre i vështirë”, shtoi ai.
Mosteanu ishte anëtar i qeverisë së koalicionit pro-evropian të Rumanisë, i cili mori detyrën në qershor pas përsëritjes së zgjedhjeve presidenciale përçarëse. Zgjedhjet e para presidenciale u anuluan dhjetorin e kaluar për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse.
Kryeministri liberal Ilie Bologian e falënderoi Mosteanun për pesë muajt e tij në detyrë dhe tha se Ministri i Ekonomisë Radu Miruta do të shërbente si ministër i përkohshëm i mbrojtjes.







