Ballina Lifestyle Dikush vodhi kërmij me vlerë 90 mijë euro nga një fermë franceze

Dikush vodhi kërmij me vlerë 90 mijë euro nga një fermë franceze

27
0

Hajdutët vodhën kërmij me vlerë 90 mijë euro nga një fermë në Francën veriore që furnizon restorantet më të mira.

Ferma L’Escargot Des Grands Crus në Bouzy pranë Reims, tha se kishte humbur të gjithë inventarin e saj të kërmijve të freskët dhe të ngrirë, në atë që e përshkroi si një “goditje të vërtetë” përpara sezonit të festave, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Vjedhja ndodhi një javë më parë, me hajdutët që prenë një gardh për të hyrë në ndërtesat ndihmëse, por incidenti u raportua në polici vetëm më vonë gjatë javës dhe një hetim është duke vazhduar.

Kërmijtë e ngrënshëm janë një delikatesë franceze e përgatitur tradicionalisht me gjalpë, hudhër ose verë, ndërkohë, ferma po përpiqet të rimbushë stokun e saj për të përmbushur porositë e shumta për fundin e vitit.

Mallrat e vjedhura ishin të destinuara për restorante, si dhe për dyqane të ndryshme me ushqime dhe blerës privatë.

Shitjet e kërmijve rriten ndjeshëm në dhjetor, kur ato bëhen një pjesë e domosdoshme e tryezës gjatë festimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.