Ballina Kronika Ekzekutimi i Mond Mëhallës, disa të shoqëruar. Pistat ku po hetohet

Ekzekutimi i Mond Mëhallës, disa të shoqëruar. Pistat ku po hetohet

30
0

Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, 43 vjeç, pronar i karburantit “Xhaxho OIL” dhe “El Taxi” shoqëri taksish në Elbasan, sapo kishte përfunduar punën. Ai zbret nga zyra e tij dhe ngjitet në makinën Range Rover. Sapo ngjitet, në drejtim të tij persona të paidentifikuar ende e qëllojnë për vdekje. Policia tha se viktima ishte prekur nga 5 plumba që i shkaktuan vdekjen. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është fiksuar targa e një automjeti, që u dyshua se mund të ishte përdorur nga autorët e ngjarjes. Pronari i automjetit me banim në Durrës, është shoqëruar dhe marrë në pyetje. Ai ka shpjeguar itinerarin e tij dhe ka këmbëngulur se nuk ka lidhje me ngjarjen. Pas marrjes në pyetje është lënë i lirë, ndërsa i janë marrë edhe faktorët plotësues të qitjes. Policia ka shoqëruar edhe disa persona të skeduar si të dyshuar potencialë. 43-vjeçari Mëhalla është i skeduar më herët nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia po heton në disa pista lidhur me ngjarjen, që nga larja e hesapeve deri te konkurrenca.