Ballina Politika Ministrja Evis Sala në provë për ish-bosin e saj, oligarkun Klodian Allajbeu

Ministrja Evis Sala në provë për ish-bosin e saj, oligarkun Klodian Allajbeu

26
0

Lajthitja logjike në të folur e ministres së Shëndetësisë, është vetëm e dukshmja, e cila shërben për meme të gatshme, por shëndetësia më shumë se shëron, po vret me aferat e panumërta që mbolojnë njëra-tjetrën. Ndonëse rishtare në detyrë dhe pa barrën e mëkateve të këtyre 13 viteve qeverisje të Ramës, ministrja e shëndetësisë Evis Sala është së pari në provë me veten, duke pasur tashmë në duar miliona euro që ose duhet t’ia japë ish-bossit të saj Klodian Allajbeu, pronari i Spitalit Amerikan, ose të ndërpresë atë kontratë të dyshimtë në shërbimin e hemodializës apo laboratorëve, dy konçesione që kushtojnë 214 milionë euro.

Në këtë medyshje mund të ndodhë që t’i shtojë edhe më tepër miliona euro që vijnë nga taksat e shqiptarëve, përfshi edhe të atyre pacientëve që dergjen dyerve të spitaleve pa marrë shërbimin e nevojshëm. Deri më tani Rama dhe enturazhi pranë tij po e shesin publikisht ministren Sala si një shkencëtare të përmasave botërore dhe fat për vendin që ajo pranoi të vinte këtu dhe të bëhej “një copë ministre në Shqipëri”, por e vërteta është krejt ndryshe.

Ministrja e sotme ka lidhje të forta me sistemin shëndetësor privat në vend dhe veçanërisht me spitale dhe shërbime të tjera që po gralllabërojnë shtetin duke i detyruar njerëzit të jenë pacientë në rrjetet e shërbimeve shëndetësore aty ku koka u matet me penj… Sala ka qenë dekane e Universitetit Privat “Western Balkans University” (WBU) në Tiranë, me pronar kryesor Klodian Allajbeun.

Në ato pak dalje televizive dhe fjalime të shkurtra, Sala shfaqi probleme të theksuara në logjikë dhe artikulim, ndonëse mundohet të thotë se më shumë se të flasë di të punojë. Një punë e madhe është aty në QSUT, rreziku i së cilës është i madh që të kthehet në shesh ndërtimi të kullave shumëkatëshe dhe shërbimeve të tjera. Gjithashtu një tjetër kontratë është në një të ashtëquajtur binjakëzim me një spital izraelit, ku pas emrave të medhenj që sillen vetëm për letra në Shqipëri, dyshohet se fshihet ndër të tjerë edh e ish-bosi i ministres së re.

Në disa qëndrime të saj është shprehur se e ka “sfidë personale” zgjidhjen e problemeve në Spitalin Onkologjik. Deri më tani gjendja është e njëjtë, pa ndryshuar asgjë në pavionet ku vdekja është shumë më pranë se jeta. Ilaçet shpesh mungojnë, ndërsa kura për kimioterapi është kthyer në makthin e madh të pacientëve që teksa treten nga sëmundja e rëndë vriten dyfish nga mënyra e trajtimit dhe mungesa e medikamenteve si në sasi ashtu edhe cilësi. Fjalimet pa kuptim të ministres së re, ose me kuptim që vetëm ajo di ta kuptojë, janë shenja për të mbuluar aferat që nuk po kursejnë jetët e shqiptarëve nga mosha pediatrike deri tek të moshuarit./Boldnews