Deputetja e qarkut Durrës, Manjola Luku, mori pjesë në protestën e sotme ku u shpreh: “Të dashur qytetarë, gra, burra, djem e vajza. Sot ne jemi këtu jo vetëm për një tubim politik, por jemi këtu për të thënë stop, për të kërkuar përgjegjësi dhe për të rindërtuar besimin që ky vend ka nevojë ta rifitojë. Së pari, në emër të grave shqiptare, nënave, vajzave, unë qëndroj para jush për të ngritur zërin kundër ligjeve që sot synojnë të shkatërrojnë familjet tona, ekonominë tonë, demokracinë dhe moralin kombëtar.”
Më pas, ajo theksoi se qytetarët janë dëshmitarë të dështimit të qeverisë në garantimin e mirëqenies, sigurisë dhe transparencës, duke përmendur ngjarjet e rënda kriminale në vend: “Ne protestojmë sepse qeveria ka dështuar në detyrën e saj më themelore, të garantojë mirëqenie, siguri dhe transparencë. Ne jemi dëshmitarë se si atentatet në Shqipëri nuk janë më thjesht rënie e shtetit përballë dhunës, por dhunë e kapur në bashkëpunim mes shtetit dhe banda kriminale, siç rezultoi nga ngjarja e rëndë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit apo ngjarja e fundit në Elbasan, ku klithmat e së motrës ushtrojnë për vëllain e ndjerë.”



