Ballina Politika Detaje/ Çfarë fshihet pas arrestimit të Mogherinit, ish-zv/presidentja e KE e përfshirë...

Detaje/ Çfarë fshihet pas arrestimit të Mogherinit, ish-zv/presidentja e KE e përfshirë në mashtrimin me…

47
0

Ish zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ishte një nga tre personat e arrestuar nga policia belge të martën, në një hetim të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj, thanë dy persona me njohuri për hetimin për Euractiv dhe partnerin e saj De Standardaard.

Në Shqipëri, Mogherini njihet si mikesha e Edi Ramës, pasi u investua që të sjellë edhe në Tiranë kampusin e Kolegjit të Europës, një investim i mbuluar me hije dyshimi.

Federica Mogherini është arrestuar në Bruksel në kuadër të një hetimi për mashtrim, i cili ka përfshirë Kolegjin e Europës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS).

Media belge, ‘Le Soir’ shkruan se sot janë kryer bastisje në shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bryzh dhe disa shtëpi private, ndërsa në total janë arrestuar tre persona: mes tyre edhe Mogherini.

Ngjarjet e hetuara i përkasin periudhës 2021–2022, ndërsa akuzat përfshijnë mashtrim në ndarjen e tenderave publikë, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.

Hetimi lidhet me dyshimet për favorizim dhe konkurrencë të pandershme në dhënien nga shërbimi diplomatik i BE-së të një programi nëntëmujor trajnimi për diplomatët e rinj europianë – Akademia Diplomatike e Bashkimit Europian – një kontratë që përfundoi te Kolegji i Europës. Një program i tillë mbahet dhe në Shqipëri.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë “nëse Kolegji i Europës ose përfaqësues të tij kanë patur dijeni paraprake për kriteret e përzgjedhjes” në procedurën e tenderit të zhvilluar nga shërbimi diplomatik i BE-së.

Prokuroria Evropiane, një organ i pavarur i BE-së i ngarkuar me hetimin e mashtrimeve që dëmtojnë fondet e Unionit, po udhëheq procesin hetimor.

Para operacionit të sotëm policor, Prokuroria Evropiane kishte kërkuar heqjen e imunitetit për disa nga të dyshuarit, kërkesë që është miratuar.

Kolegji Europian në Shqipëri

Në Shqipëri Kolegji Europian u në 23 tetor 2024, ndërsa në 21 nëntor 2025 në një ceremoni ku mori pjesë Mogherini dhe vetë kryeministri Edi Rama çelën zyrtarisht vitin e ri akademik 2025 -2026, i cili shënon njëkohësisht vitin e dytë të prezencës së Kolegjit të Tiranës. Për ndërtimin e Kolegjit qeveria e Ramës dha 17 mln euro pa TVSH.