Ballina Ekonomia Ibrahimaj: Në 2 ditë nga pensionistët u tërhoqën mbi 42 mijë bonuse

Ibrahimaj: Në 2 ditë nga pensionistët u tërhoqën mbi 42 mijë bonuse

34
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se në 2 ditët e para të shpërndarjes së bonusit të pensionistëve në të gjithë vendin janë tërhequr 42 631 bonuse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se bonusi i funditvitit është një mbështetje e qeverisë për mbi 762 mijë përfitues në të gjithë vendin, shkruan rtsh.al.

“Pensionistët në të gjithë vendin vijojnë të tërheqin bonuset e fundvitit në masën 10,000 – 15,000 lekë. Vetëm në 2 ditët e para janë tërhequr 42 631 bonuse nga pensionistët. Bonusi i fundvitit është një mbështetje e Qeverisë për mbi 762 mijë përfitues në të gjithë vendin”, shkruan Ibrahimaj.

Sipas Ibrahimajt, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm, ndërsa shton se shpërblimi do të paguhet gjatë gjithë muajit dhjetor 2025 dhe kur nuk tërhiqet brenda këtij muaji mund të tërhiqet deri në 30 Qershor të vitit 2026.