Ballina Opinion Etapat e lidershipit të Berishës!

Etapat e lidershipit të Berishës!

13
0

Nga Alban Daci 

1992-1997- Berisha idealist, vizionar dhe plot energji për të qeverisur vendin! Berisha ishte me të vërtetë në perceptimin e njerëzve si një lider i drejtë;
1997-2005 betejat e tij për mbijetesë dhe për të rikthyer demokratët në pushtet. Momenti i vështirë i tij politik, por nuk i braktis nga demokratët të cilët shpesh besonin më shumë se ai në shansin për rikthim
2005- E pamundura u bë e mundur duke u rikthyer në pushtet. Ky rikthim i dha një leksion duke e bindur se pushteti ishte shumë më shume se ideal e mision. Kohët kishin ndërruar dhe pushteti kërkon llogari dhe nevoja të reja. Ai filloi të mendonte si t’a mbante atë dhe të mos e humbiste më.
2009- Berisha nuk kishte më lidhje me idealet dhe misionin e tij si vizionar duke u rikthyer nga misionar në pragmatist! Ai filloi të mos mendonte për asgjë as për demokratët, por si të mbante pushtetin dhe të mo e humbiste më atë. Bashkeqeverja me LSI do të mbetet si një ndër gabimet më të mëdha politike të Berishës dhe do të cilësohet qartë si pragmatizmi më i lartë i tij në shërbim të pushtetit dhe në kurrizin e demokratëve.
2013- 2021 Humbja e tij dhe bindja e rrëzimit përfundimar! Humbja e 2013 ndoshta u konsideruar nga ai vetë si leksioni se përfundimisht koha e tij për protagonizëm në linjën e parë politike kishte mbaruar.
2021- Tronditja e madhe e pësuar nga amerikanët dhe forca për rikthim si hakmarrje personale për gjithë historikun e lidershipit të tij! Për shkak të qëndrimit “Non Grata” të SHBA ndoshta mendoj se e gjithë historiku i tij i fshi me një akt të shkruar në letër. Kështu vendosi të rikthehej. Në fakt ky rikthim nuk ka lidhje me asnjë mision ndaj demokratëve dhe historikut të tij prej shtetari. Berisha sot për fat të keq nuk ka lidhje me misionin e tij në të kaluarën, me idealet e tij apo të demokratëve e madje nuk ka lidhje as me Berishën që demokratët kishin njohur e përkrahur më parë. Berisha sot ka një betejë absurde me veten dhe historinë, por jo për demokratët dhe misionin e tij prej shtetari.