Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër ish-shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe dy persona të tjerë, për mashtrim në prokurime dhe për korrupsion, si dhe për konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.
Por shqiptarët e njohin shumë mirë ish shefen e diplomacisë evropiane për vajtje ardhjet e saj të shpeshta në Tiranë jo vetëm për të sjellë frymën e BE në kryeqytetin shqiptar por edhe për të marrë financime për Kolegjin Evropian. Financime që nuk i kanë munguar, por nuk është shumë e qartë se ku kanë shkuar dhe për këtë pritet të sqarohen detaje nga prokurorët e Bruskelit.
Burimet mediatike kanë konfirmuar se për iniciativën e Mogherinit janë paguar të paktën 200 mijë euro gjatë viteve të fundit për bursa në Kolegjin Evropian.
Pra Prokuroria e Brukselit një ditë më parë zbuloi se po heton aferën e Kolegjit të Evropës dhe Akademisë Politike.
Jashtë këtij hetimi nuk do të mbetet as Shqipëria, e cila ka një degë të këtij kolegji.
Në korrik dhe dhjetor të vitit 2024, nga taksat e shqiptarëve, përkatësisht Bashkia Tiranë dhe Ministria e Arsimit, kolegji ka marrë dy pagesa me vlerë afro 200 mijë euro.
Këto të dhëna janë bërë publike nga OpenData Albania si transferta për bursa.
Pak javë para ndalimit nga Policia belge, znj. Mogherini ka qenë në Shqipëri, ku më 20 nëntor ka takuar edhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Por edhe e shoqëruar nga Edi Rama kanë mbajtur nga një fjalim në Kolegjin që drejtonte Mogherini. Në fund të fjalimit të tij Rama shuke shprehur simpatinë dhe respektin për ish diplomaten që po hetohet për korrupsionin tha, “zoti e bekoftë Mogherinin”.








