Politikani demokrat Edmond Spaho vazhdon të këmbëngulë që lideri demokrat Sali Berisha duhet të lërë drejtimin e partisë, duke hapur rrugë për mendim të ri, njerëz të rinj dhe ndryshime thelbësore që i japin shpresë vendit.
“Nuk kam asgje kunder me levizjen ne vetvete. PD ka nevoje per mendim te ri, njerez te rinj, per ndryshim thelbesor dhe vecanerisht zgjedhje te ndershme e te pamanipuluara. Vetem keshtu mund te hape kapitull te ri dhe te ribehet shprese per vendin”, shkruan ai.
Ish-deputeti qe mbeti jashtë Kuvendit në zgjedhjet e fundit, sulmon kolegun Ervin Salianji, për të cilin thotë se nga mjeshtër i mashtrimit, po kërkon të bëhet simbol shprese.
Megjithatë, ai zbulon për herë të parë prapaskena nga ngjarjet në selinë blu. Sipas Edmond Spahos, Sali Berisha ka qenë gati ta bënte Ervin Salianjin drejtues të grupit parlamentar; një personazh për të cilin ai thotë se ka përçarë demokratët.
“Por kur shoh se kush po behet simbol i ndryshimit me vjen te qesh. Mjeshtri i piruetave, i mashtrimit dhe i shkopit te bejzbollit. Doktori e meriton kete tip. Ra nga shiu ne bresher. E mori dhe e beri hero, per pak Kryetar te Grupit Parlamentar.
Per shkak te kushteve qe ky individ i vuri, larguan mbeshtetesit e Foltores dhe ngriten kete ne piedestal.
I kthehem prape ceshtjes se ndryshimit. PD ka nevoje per qilizem dhe jo per foltore te reja kur e para ngeli rrugeve, jo per protesta simbolike apo levizje “per ndryshim” motivuar nga interesa personale e meskine”, vijon politikani Edmond Spaho.
Ai i quan lëvizjet brenda Partisë Demokratike si një “sezon i ri i një avazi të vjetër”, ndërsa nuk kursen ironinë kur shkruan se kjo teori përforcohet edhe më shumë “kur sheh se cilët po udhëheqin përpjekjet për ndryshim.”







