Shiten më shumë banesa përgjatë këtij viti..Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në periudhën janar-qershor numri total i pronave të raportuara të shitura ishte 1959 me rritje të ndjeshme nga një gjashtëmujor më parë periudhë gjatë së cilës u shitën vetëm 863 pasuri të paluajtshme.
Nëse bëjmë një vlerësim të viteve të fundit verëhet se niveli i shitjeve është ndjeshëm mjaft i lartë edhe nëse krahasimi bëhet me mesataren afatgjatë prej 823 pronash të shitura në çdo periudhë që nga viti 2013.
Ndërsa sipas agjensive numri mesatar i pronave të shitura u rrit në 11 nga 5 që ishte më herët.
Interes të shtuar në gjashtë mujorin e parë për të blerë prona në Shqipëri kanë pasur edhe të huajt. Sipas Bankës së shqipërisë rreth 15% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 71% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së.
Më shumë se gjysma e pasurive të paluajtshme kryesisht banesaB janë shitur me kredi bankare.Rezultojnë se janë 58% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar që janë blerë me hua bankare.
Agjentët imobiliarë parashikojnë që çmimet e banesave në vijim do të jenë të qëndrueshme dhe gati gjysma e tyre vlerësojnë se do të ketë rritje të çmimeve.Pesha e atyre që presin ulje çmimesh është thuajse e papërfillshme .
Apartamentet në Shqipëri janë shtrenjtuar edhe gjatë këtij viti sipas Bankës së në periudhën janar-qershor 2025 apartamentet kanë pasur një rritje mestare të çmimeve me 41.7 % në krahasim me një vit më parë.Ndërkohë në kryeqytet rritja e çmimeve ka qenë e moderuar dhe ka pësuar një rritje me 32%. Shtrenjtimi i pronave sipas vrojtimit të bankës së Shqipërisë është udhëhequr nga çmimet e larta kryesisht përgjatë bregdetit, të cilat kanë rezultuar edhe më të larta se në Tiranë./abcnews







