Ballina Politika ​Ndryshime në qeverinë shqiptare, Beqaj emërohet tek Agjencia e Bregdetit, Osmani zëvendës...

​Ndryshime në qeverinë shqiptare, Beqaj emërohet tek Agjencia e Bregdetit, Osmani zëvendës ministre e Arsimit

48
0

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka marrë sot vendim për emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Me propozim të ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave, vendosi që Xheni Beqaj emërohet drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Ndërsa, Orjana Osmani është liruar nga detyra e zëvendës ministres së Arsimit dhe Sportit ndërsa është emëruar si zëvendës ministre e Arsimit duke pasur një ndryshim portofoli.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në Fletoren Zyrtare