Ballina Kosovë Drogat dhe alkooli, shkaktarët kryesorë të dhunës në familje

Drogat dhe alkooli, shkaktarët kryesorë të dhunës në familje

31
0

Dhuna në Familje vazhdon të jetë temë diskutimi në tryeza të ndryshme dhe pjesë e statistikave të organeve gjegjëse. Përgjatë nëntë muajve të fundit, këtë emër mbajnë mbi 700 kallëzime penale, rreth 600 aktakuza të ngritura e mbi 400 aktgjykime.

Zyrat për mbrojtjen e viktimave pasqyrojnë se nga 772 raste të ofrimit të mbrojtjes, 703 mbajnë emrin dhunë në familje. E ndër shkaktarët më të shpeshtë të dhunës janë përdorimi i drogave dhe alkoolit. E numri i përdoruesve të substancave psikotrope ka shënuar rritje, përfshirë edhe te fëmijët e moshave 12-13 vjeçe.

Përdoruesit e substancave psikotrope si drogat dhe alkooli, mbesin si shkaktarët kyc të dhunës në familje. Në diskutimet në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Viktimave të Krimit”, u shfaq domosdoshmëria për një bashkëpunim më të madh institucional.

“Sa i përket statistikave të prokurori të shtetit për periudhën 9 mujore të dhunës në familje, kallëzime penale për këtë periudhë kohore janë 762, janë të ngritura 574 aktakuza dhe kërkesa për caktimin e paraburgimit janë gjithsej 115, ndërsa kërkesa të aprovuara janë 80, aktgjykime dënuese janë diku 406 aktgjykime”, tha Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë .

“Janar-shtator të vitit 2025 në periudhën 9 mujore, në këtë periudhë gjithsej raste që janë trajtu ngazyra për mbrojtjen ndihmë viktimave kanë qenë 772, ku prej tyre raste të dhunës në familje kanë qenë 703, do me thënë pjesa më e madhe e rasteve që trajtojmë janë raste të dhunës në familje”, tha Mema Mjeku, zyra për mbrojtje ndihmë viktimave.

“Deri në tetor të këtij viti janë 318 raste të dhunës të trajtuara aktualisht e që po shtohen dita-ditës, si pasojë dhe si kryes të dhunës kryesisht janë edhe përdoruesit e substancave narkotike apo psikotrope”, tha Bajram Shala, drejtor i Qendrës për Punë Sociale.

Diskutimet nxorën në pah se numri i përdoruesve të substancave psikotrope ka shënuar rritje, përfshinë edhe fëmijët e moshave 12-13 vjeç.