Foltoret e Sali Berishës dhe lëvizja e fundit e Ervin Salianjit janë veprime pa strategji, pa platformë të qartë dhe mbi të gjitha pa asnjë rezultat. Kështu u shpreh juristi i njohur Rezart Kthupi, i ftuar në emisionin “Real Story”.
Sipas tij, si Berisha, ashtu dhe Salianji artikulojnë teza që më shumë kanë lidhje me çështjet elektorale se me vetë problemin që ka Partia Demokratike. Ai shtoi se këto takime janë pa asnjë objektiv të qartë politik.
“Për mua është gjithçka shfaqej, por pa përmbajtje. Po të shoshësh fjalimin e atyre që ishin në Durrës, të Berishës sot, janë fjalime që merren me pushtetin e Edi Ramës, qeveria e korruptuar. Nëse bëhet fjalë për ngritje të PD, ti merresh me PD, dmth tezat duhet të trajtojnë problemet që ka sot Partia Demokratike.
Një lëvizje që nis, duhet të këtë një objektiv dhe një platformë. Fjalimet fokusohen të gjithë te korrupsioni i qeverisë, kjo nuk është tezë për takimet në parti, por është tezë elektorale.
U mblodhën të gjithë, por pa produkt. Kush është produkti? Çfarë u arrit?
Këta që ishin në mbledhje çfarë morën mbrapsht. Pa objektiv politik.”, tha ai.







