Ballina Politika “Rama po kërkon të pastrojë imazhin e djerrë”/ Deputeti Kaso kundër hapjes...

“Rama po kërkon të pastrojë imazhin e djerrë”/ Deputeti Kaso kundër hapjes së qendrave për emigrantët: Një narkoshtet

25
0

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për hapjen e qendrave për emigrantët në disa qarqe të vendit. Ai e ka cilësuar këtë nismë “krejtësisht të pakuptueshme”, duke theksuar se zonat e përzgjedhura prej kohësh vuajnë nga shpopullimi.

Sipas Kasos, largimi i qytetarëve vendas nuk mund të zëvendësohet me refugjatë apo emigrantë të parregullt, veçanërisht nga zona të cilësuara problematike apo të konfliktit. Ai akuzoi qeverinë se po e mbështet këtë vendim për interesa politike dhe personale të tij.

“Duhet një përqasje serioze, jo vendime që merren për të përmirësuar imazhin e një kryeministri që tashmë po cilësohet nga shumë si drejtues i një narkoshteti”, u shpreh Kaso. Sipas tij, favore të tilla ndaj partnerëve ndërkombëtarë mund të kënaqin interesa të momentit, por nuk i shërbejnë aspak pastrimit të imazhit të qeverisë.

“Është krejtësisht e pakuptueshme që vendime të tilla që prekin jetën e qytetarëve, veçanërisht qarqet që shpopullimin e kanë plagë, të larguarit të zëvendësohen me refugjatë ose emigrantë ilegalë që vijnë nga zona problematike siç janë zonat e luftës.

Duhet të ketë një përqasje serioze dhe jo për interesa personale të kryeministrit, imazhi i djerrë i një kryeministri që po cilësohet se drejton një narkoshtet, shpreson që ta rregullojë dhe blejë duke dhënë favore të tilla të cilat kënaqin një interes të momentit nga vendet partnere por nuk mund t’i shërbejë pastrimit të imazhit të kryeministrit”, tha Kaso.