Ballina Aktualitet 10 milionë euro evazion, tatimet zbulojnë 3 subjekte me shkelje në tregun...

10 milionë euro evazion, tatimet zbulojnë 3 subjekte me shkelje në tregun e produkteve blegtorale

39
0

Tatimet njoftojnë se vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Administrata ka zbuluar 3 raste të rënda të evazionit fiskal në sektorin e tregtimit të produkteve blegtorale. Pas denoncimit të një qytetari dhe analizës së të dhënave tatimore u ngrit dyshimi i arsyeshëm se disa biznese deklaronin shumë blerje dhe pak shitje, skemë e pastër evazioni, sipas tatimeve.

Drejtoria e Hetimit Tatimor bë bashkëpunim me Task – Forcën e Terrenit ndërhynë në vendushtrimin e aktiviteteve të 3 subjekteve që tregtojnë dhe importojnë kafshë të gjalla në Fier, Kavajë dhe Kukës.

Nga kontrollet u konstatuan shkelje të legjislacionit tatimor si mosinstalimi i sistemit të fiskalizimit, mosafishim i listës së çmimeve. Për të analizuar më tej deklarimet e subjekteve dhe për të dokumentuar fshehjen e të ardhurave u sekuestruan edhe 2 njësi kompjuterike. Të dhëna e verifikuara faktuan se në total 3 subjektet kanë fshehur rreth 10 milionë euro të ardhura, të padeklaruara në sistemin tatimor.

Administrata theksoi se do të vijojë kontrollet dhe ftoi tatimpaguesit të shoqërojnë transaksionet u ushqimore me faturë tatimore dhe të zbatojnë më përpikmëri ligjet tatimore në fuqi për të shmangur kontrollet tatimore dhe penalitetet.