Ballina Lifestyle Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin e Kanadasë, publikon momente nga…

Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin e Kanadasë, publikon momente nga…

8
0

Katy Perry ka ndarë fotot e para me Justin Trudeau në Instagram nga udhëtimi i tyre në Japoni, vetëm disa ditë pas daljes së tyre të parë zyrtarisht si çift.

Dyshja u takua me ish-kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, dhe bashkëshorten e tij, Yuko, gjatë një dreke zyrtare.

Këngëtarja publikoi disa foto dhe video nga vizita në Tokio, ku shfaqet së bashku me ish-kryeministrin e Kanadasë, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “Momente nga turneu në Tokio dhe më shumë”.

Në fund të tetorit, çifti bëri publike lidhjen e tyre, pasi u shfaqën së bashku duke dalë nga kabareja “Le Crazy Horse” në Paris, ku festuan ditëlindjen e Perry-t.

Këngëtarja kishte njoftuar më herët ndarjen nga aktori britanik Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove Bloom, më 4 korrik.

Nga ana tjetër, Trudeau kishte bërë të ditur ndarjen nga bashkëshortja e tij prej 18 vitesh, ish-modelja dhe moderatorja Sophie Grégoire, në gusht të vitit 2023. Çifti ishte martuar në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë.