Ballina Bota Tërmet 7.6 ballë në Japoni, paralajmërohet për cunami

Tërmet 7.6 ballë në Japoni, paralajmërohet për cunami

34
0

Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet verilindore të Japonisë, duke nxitur paralajmërime për cunami.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë raportoi se tërmeti u regjistrua pranë rajoneve të Aomorit dhe Hokkaidos.

Sipas agjencisë, valët e mundshme të cunamit mund të arrijnë deri në 3 metra në bregun verilindor të vendit.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se tërmeti kishte magnitudë 7.6. Një tërmet i kësaj madhësie është relativisht i rrallë dhe mund të shkaktojë dëme serioze, përfshirë shkatërrime të infrastrukturës dhe rrezik për jetë njerëzish.

Tërmeti goditi një pjesë të madhe të veriut dhe lindjes së Japonisë në orën 23:15 sipas kohës lokale (14:15 sipas orës së Mbretërisë së Bashkuar). Epiqendra ishte 80 km larg bregdetit të prefekturës Aomori, në një thellësi prej 50 km.

Paralajmërimet për cunami janë lëshuar për prefekturat veriore Hokkaido, Aomori dhe Iwate. Autoritetet u bënë thirrje banorëve që të qëndronin të informuar dhe të ndiqnin udhëzimet e sigurisë.