Ballina Politika Shfaqje e papritur e Salianjit në foltoren e Berishës

Shfaqje e papritur e Salianjit në foltoren e Berishës

28
0

Ervin Salianji është shfaqur sot pasdite në foltoren e Sali Berishës përpara Kryeministrisë. Kamera e regjisë së PD ka kapur ish-deputetin e PD teksa qëndronte në një nga rreshtat e fundit të protestës së demokratëve. Nuk dihen motivet e pjesëmarrjes, teksa javën e fundit ai, së bashku me Ilir Alimehmetin, janë në krye të një lëvizjeje që kërkon reformimin e PD. Kulmi i saj ishte një takim i suksesshëm me strukturat e PD në Durrës teksa është planifikuar një tjetër gjate diteve në vazhdim në Gjirokastër.

Me gjasë, pjesëmarrja e tij në foltoren e Sali Berishës ka të bëjë me sinkronizimin e betejës së demokratëve kundër qeverisë së Edi Ramës. Edhe pse qartas PD zyrtare ka nisur distancimin prej tij dhe Alimehmetit, duke mos e konsideruar lëvizjen e tyre si “të jashtme” dhe jo integrale me strukturat e PD.