Ballina Kosovë Rritet numri i vizitorëve, ky qytet prin për turizëm

Rritet numri i vizitorëve, ky qytet prin për turizëm

0
24

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se në tetor të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 60 mijë e 737, prej tyre 40,2% ishin vendorë dhe 59,7% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin tetor të vitit 2024 sa ishin 57 mijë e 568 vizitorë pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 5,5%.

Më tej thuhet se numri i net-qëndrimeve ishte 142 mijë 672, prej tyre 48,1 për qind nga vendorët dhe 51.9 për qind nga të huajt.

Sipas ASK-së numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 7 878 vizitorë dhe me 29 160 net-qëndrime.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Tetor 2024) në tetor 2025 pati rritje të vizitoreve për 5,2%. Në total, 36 283 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj”, njofton ASK.