Ballina Politika Pas skualifikimit të kandidates së familjes Berisha për Avokat Populli, për shkak...

Pas skualifikimit të kandidates së familjes Berisha për Avokat Populli, për shkak të mos plotësimit të kritereve, PD tërhiqet nga procesi i zgjedhjes

34
0

Pas skualifikimit në Komisionin e Ligjeve të kanidates së përzgjedhur nga familja Berisha për Avokate Populi, Partia Demokratike është tërhequr nga procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Deklaratën e bëri kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili e konsideroi procesin si fars, pasi sipas tij PS futi edhe kandidatë të tjerë, siç është Endrit Shabani.

“Narkomazhoranca ka bërë një lojë të turpshme. Ne kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetet e tyre. Opozita ka tërhequr të gjithaq firmat, për kandidatura të tjera përvec kandidaturave që ka zgjedhur vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaja, Haluci, Dardan Mustafaj. Këta janë kandidaturat tona. Sot futën kandidaturën e tyre. Ulizua tha se ne nuk njohim tërheqjen e firmave. Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi. Nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Ne në një fars nuk marrim pjesë. Nëse ja lana PD ne u treguam të arsyeshëm. Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan edhe kandidaturat e tyre. Është Endri Shabani. PD tërhiqet nga procesi, nuk marrim pjesë në proces. Kjo është një turp i tyre”, tha Berisha.