Ballina Sport Ish – trajneri kroat: Kush e ka menduar se Hoxha do të...

Ish – trajneri kroat: Kush e ka menduar se Hoxha do të bëhej heroi i Dinamos…

31
0

Derbi mes Dinamos dhe Hajdukut në javën e 16-të në Kroaci përfundoi 1:1, në një ndeshje të mbushur me tension.

Dinamo dominoi rreth 70 minuta, iu anuluan një gol dhe një penallti, ndërsa Hajduku shënoi në minutën e 68-të me Michele Šegon. Në minutën e 12-të të shtesës, Arber Hoxha shpëtoi Dinamon duke vendosur baraspeshën 1:1.

Ish-trajneri kroat, Krunoslav Renduliç, vlerësoi edhe ndryshimet taktike të Hajdukut, por vëmendjen kryesore e mori Arbër Hoxha, i cili po shkëlqen te Dinamo dhe realizoi golin e barazimit:

“Kush do ta kishte menduar, me momentin që po kalonte në fillim të sezonit, se Hoxha do të bëhej heroi i Dinamos? Në ndeshjet e fundit po luan në mënyrë fenomenale”, tha Renduliç.

Hoxha, i cili këtë sezon ka zhvilluar 20 ndeshje, duke shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste, ndërkohë që ka nënshkruar dhe kontratë të re.

Renduliç e mori Hoxhën si shembull edhe për futbollistët që nuk e nisin sezonin si titullarë: “Shiko, puno dhe prit momentin tënd.

Ky është rrugëtimi i duhur.

Çdo stërvitje jep maksimumin.

Kur vjen momenti jot, kape dhe mos e lësho”.