Ballina Ekonomia Kuvendi miraton “Paqen Fiskale”, fshihen mbi 1 miliard euro detyrime të vjetra...

Kuvendi miraton “Paqen Fiskale”, fshihen mbi 1 miliard euro detyrime të vjetra të bizneseve

148
0

Kuvendi ka miratuar pas shumë diskutimesh dhe debatesh me 75 vota pro, 20 kundër dhe 0 abstenim projektligjin “Për Marrëveshjen Fiskale’. Edhe pse Komisioni i Ekonomisë i dha dritën jeshile propozimit të Erion Braçes që kompanitë që do të përfitojnë nga paqja fiskale duhet të deklarojnë burimin e parave dhe pronarin përfitues, ky ndryshim u hoq në kuvend.

Projektligji për ‘Marrëveshjen e Paqes Fiskale’ parashikon lidhjen e një marrëveshje mes bizneseve të mëdha dhe tatimeve për të negociuar fitimin. Konkretisht mbi fitimin e deklaruar të një biznesi këtë vit, do të shtohet një marzh 18% në 2026-ën, dhe çdo fitim që kalon pragun prej 18% do të tatohet me 5%.

Të gjithë ndërkombëtarët janë shprehur kundër këtij projektligji. Ky është projektligj si lavatriçe parash, duhet të ribëhet i gjithi”, tha Bozdo. Pas rrëzimit të këtyre amendimeve, Jorida Tabaku tha se ligji do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu kush hyn në marrëveshje ka të drejtë të korrigjojë pasqyrat financiare të 5 viteve të mëparshme, deri me 30%. Pra nëse në vitin 2022, një biznes ka deklaruar 200 mijë euro të ardhura, ai do të mund të ndryshojë pasqyrën financiare, dhe ti rrisë të ardhurat deri në 60 mijë euro, kjo pjesë do të tatohet me vetëm 5%.

Ndërkohë, me 73 vota pro dhe 14 kundër Kuvendi miratoi ligjin “Për fshirjen e detyrimeve”. Sipas këtij ligji, të gjitha detyrimet e krijuara deri në 31 dhjetor 2014 fshihen automatikisht, me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Janë afro 2 miliardë euro që preken nga kjo nismë e miratuar, nga të cila 1 miliardë euro borxhe që falen automatikisht pasi janë me vjetërsi mbi 10 vite, pa përfshirë detyrimet për sigurimet shoqërore. Ndërsa borxhet e krijuara si doganore ashtu edhe tatimore nga 2015-2024 do të lehtësohen vetëm nëse paguhen detyrimet.