Ballina Politika “Zhgënjim”/ Komentuesit shpërthejnë me lum sharjesh ndaj Tabakut në rrjetet sociale

“Zhgënjim”/ Komentuesit shpërthejnë me lum sharjesh ndaj Tabakut në rrjetet sociale

231
0

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, është përballur me kritika në rrjetet sociale në një video ku ajo shpreh shqetësimin për kandidaturën e Endri Shabanit për Avokatin e Popullit. Tabaku tha:

“Sigurisht që mund ta merrni dhe këtë kandidaturën e Avokatit të Popullit. Unë nuk besoj që në një vend tjetër demokratik të ketë kandidaturë të mazhorancës për kryetar të SPAK, kandidaturë të mazhorancës për Gjykatën Kushtetuese, kandidaturë e mazhorancës për Avokatin e Popullit. Po a ka kontroll dhe balancë pushtetesh? A ka mënyrë që këto institucione të vazhdojnë dhe të sigurojnë pavarësinë e tyre nga njëra anë dhe nga ana tjetër të kemi raporte që ofrojnë një farë profesionalizmi?”

Megjithatë, deklarata e saj u konsiderua jo-koherente, pasi Tabaku ishte ndër 34 deputetët e PD që nënshkruan kandidaturën e Endri Shabanit për Avokatin e Popullit.

Kjo kontradiktë nuk i shpëtoi komentueseve, të cilët reaguan ashpër në komente, duke shkruar:

• “Vetë firmoset, mos bëni lojra”

• “Vetë ja latë në dorë, mos bëni si të çuditur”

• “Ju i dhatë firmat, si jeni karandisur as mish as peshk”

• “Turpi ju mbulofte vëmje të PD”

• “Firma jote zhgënjim total”

"Zhgënjim" Komentuesit shpërthejnë me lum sharjesh ndaj