Nëse adhuroni këngët e muzikës “country” të shoqëruara me violinë apo veprat e kompozitorëve më të njohur, në sallën e koncerteve, violinat kanë një tingull që përshtatet lehtësisht me një sërë zhanresh muzikore.
Forma e tyre nuk ka qenë gjithmonë e njëjtë që nga kulmi i tyre në shekullin e 16-të, por violina ka një tingull dhe pamje që dallon nga instrumentet e tjera.
Disa nga instrumentet më të vlerësuara janë shitur për miliona dollarë në ankand.
Dita Ndërkombëtare e Violinës, më 13 dhjetor, shënon ndikimin dhe kontributet kulturore të këtij instrumenti shumëfunksional.
Një kronologji me ngjarjet më të rëndësishme:
Në vitin 1955, prodhuesi italian, Andrea Amati ndërtoi violinën më të hershme të dokumentuar me katër tela.
Në vitin 1626 Louis XIII krijoi një orkestër violine. Orkestra “24 Violinat e Mbretit” u kthye në një sensacion mbretëror dhe ngriti profilin e këtij instrumenti emocionues.
Në vitin 2008, violinisti britanik, Ben Lee theu rekordin duke u shpallur violinisti më i shpejtë në botë, i cili performoi “Bumblebee” në pak më shumë se një minutë.
Në vitin 2011, një ankand japonez shiti për 15 milionë dollarë, violinën “Lady Blunt”, një Stradivarius origjinal i vitit 1721 – e konsideruar si një nga më të mirat e të gjitha kohërave.







