Ballina Ekonomia Ekspertët: Shqipëria tërheq blerës të huaj për pronat bregdetare, çmimet ë të...

Ekspertët: Shqipëria tërheq blerës të huaj për pronat bregdetare, çmimet ë të lira se në Greqi dhe Mal të Zi

0
37

Të huajt kanë shpenzuar gati 140 milionë euro për blerje të pasurive të paluajtshme gjatë periudhës korrik–shtator të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në total, në 9 muajt e parë të vitit, blerjet e të huajve kanë arritur në 392 milionë euro, duke u rritur me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Zakonisht i blejnë për banim. Duke marrë parasysh që jemi në Mesdhe dhe duke i krahasuar me çmimet e vendeve fqinje si Greqia apo Mali i Zi, ne jemi rreth 30% më të ulët për sa i përket zonave bregdetare, çka bën që të vazhdojmë të jemi atraksion për të huajt”, shprehet Edmond Bejdo, agjent i pasurive tw paluajtshme.

Edhe pse pjesa më e madhe i blejnë për banim, ka edhe nga ata që i konsiderojnë pronat si instrument investimi.

Sipas anketave të Bankës së Shqipërisë, gati 1 në 5 shtëpi të shitura blihet nga emigrantë dhe shtetas të huaj. Këta blerës janë gjithashtu pjesë e grupit që po presin fillimin e vitit të ri për të përfituar nga procesi i rivlerësimit të pronës me 5%.

“Normalisht ndikon shumë agjenti imobiliar që i ka shitur më parë një të huaji dhe informacioni që i jep në lidhje me legjislacionin shqiptar. Kur e kanë dëgjuar për procesin e rivlerësimit, po presin që ta kryejnë atë, njësoj si të gjithë pronarët e tjerë që kanë prona në shitje në vend”, shton Bejdo.

Sektori i pasurive të paluajtshme mbetet aktiviteti kryesor ekonomik ku të huajt investojnë, duke zënë rreth 30% të totalit të investimeve të huaja direkte në Shqipëri