Ballina Europë Aksident fatal gjatë alpinizmit, alpinistja rrëshqet dhe ndërron jetë

Aksident fatal gjatë alpinizmit, alpinistja rrëshqet dhe ndërron jetë

30
0

Një alpiniste humbi jetën në një aksident tragjik në një provincën në Torino.

Dyshohet se, për shkak të terrenit të rrëshqitshëm, gruaja alpiniste ra rreth njëqind metra, ndërsa ndodhej poshtë majës së malit Vailet.

Sipas mediave, shoqëruesi i saj i alpinizmit dha menjëherë alarmin. Në vendngjarje mbërriti një helikopter i shpëtimit malor, ndërsa ekipi mjekësor zbriti me vinç për t’i ofruar ndihmën e parë. Pavarësisht përpjekjeve për kryerjen e reanimacionit kardiopulmonar, gruaja nuk mundi të shpëtohej.