Ballina Politika PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën

PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën

74
0

Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e PD e cila kërkonte përjashtimin nga parlamenti me 30 ditë të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga seancat plenare, me pretendim se fyeu deputetët e opozitës. Në seancën e kaluar, opozita akuzoi Ballën se ai iu drejtua deputetëve të PD me termin fyes ‘zagarë’.

Kujtojmë se kërkesa për përjashtim u firmos nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.