Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka dalë nga ambientet e SPAK pasi qëndroi për rreth dy orë.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Beci ka “kyçur” gojën para gazetarëve, duke mos bërë asnjë prononcim mbi arsyet e paraqitjes së tij në SPAK.
Sipas SPAK, Beci akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në bashkëpunim me shtatë persona të tjerë, lidhur me procedurën “Zhvillimi strategjik i sektorit energjitik”, një projekt kërkimor me fond rreth 800 mijë euro.
Tenderi në fjalë është zhvilluar në dhjetor të vitit 2019 dhe mes të pandehurve është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. Në listën e të pandehurve përfshihen gjithashtu Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti.







