Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimet për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Klos dhe Vau i Dejës.
Në territorin e Bashkisë Klos do të jenë:
a) “Ura e Vashës–Gujë”, me sipërfaqe 821.22 ha;
b) “Xibër–Murriz”, me sipërfaqe 411.72 ha;
c) “Maja Kulbot”, me sipërfaqe 7.07 ha;
ç) “Kodër Thekna”, me sipërfaqe 11.13 ha;
d) “Maja e Balzit”, me sipërfaqe 74.22 ha;
dh) “Splaj–Tejlum”, me sipërfaqe 193.85 ha;
e) “Zhuri i Arrikut”, me sipërfaqe 249.48 ha;
ë) “Plan i Bardhë–Bejnë–Cerujë–Patin”, me sipërfaqe 6 872.20 ha;
f) “Balgjaj–Suç”, me sipërfaqe 1 715.53 ha.
Ndërsa në Bashkinë Vau i Dejës do të jenë:
a) “Barbullush” (nj. adm. Bushat), me sipërfaqe 41.35 ha;
b) “Lugina e Drinit” (Temal, Shllak dhe Vau i Dejës), me sipërfaqe 7 930.82 ha;
c) “Bushat” (nj. adm. Bushat), me sipërfaqe 188.89 ha;
ç) “Shllak” (nj. adm. Shllak), me sipërfaqe 931.76 ha;
d) “Mnelë” (nj. adm. Vig-Mnelë), me sipërfaqe 116.48 ha;
dh) “Nënshat” (nj. adm. Hajmel), me sipërfaqe 355.78 ha.
Në të dyja bashkitë, statusi i ri lejon zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, industriale dhe turistike, në zona të përcaktuara me koordinata KRGJSH dhe të shoqëruara me hartat përkatëse. Për zbatimin e vendimeve ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkitë respektive, ndërsa vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.







