Ballina Politika Benet Beci i pandehur/ Boçi: Dorëhiqu! Shkodrës nuk ka ç’i duhet një...

Benet Beci i pandehur/ Boçi: Dorëhiqu! Shkodrës nuk ka ç’i duhet një kryetar që çdo firmë e hedh nën hije dyshimi…

50
0

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetar i kësaj force politike, Luciano Boci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën në Bashkinë Shkodër. Duke ngritur shqetësime për integritetin moral dhe politik të drejtimit vendor, Boci thekson se një kryebashkiak i akuzuar për korrupsion në tendera nuk mund t’i shërbejë qytetit dhe bën thirrje për dorëheqje, në emër të përgjegjësisë politike dhe besimit publik.

Postimi i Boçit:

A I SHËRBEN SHKODRËS NJË KRYEBASHKIAK I AKUZUAR PËR KORRUPSION NË TENDERA

Përgjigjja është sa e thjeshtë, po aq e dhimbshme:

Jo!

Dhe për të dhënë përgjigje për këtë, nuk duhet diplomë Oksfordi.

Çdo njeri me dy klasë shkollë e di saktë, apo jo Benet?

Sepse kryebashkiaku nuk është thjesht një post administrativ.

Është autoritet moral, është shembull, është besim publik.

Të vjedhësh para publike dhe të pretendosh t’i shërbesh publikut, nuk qëndrojnë dot bashkë. Ose njëra ose tjetra.

Sepse kur një kryebashkiak është nën akuzë për tendera, ai nuk qeveris më.

Ai thjesht mbijeton.

Mos u fshih kot as pas hyrjes së Shkodrës, as në Zdrale e as brenda kullës!

Ligji mund të lejojë të qëndrosh (prezumimi).

Por ligji shpesh lejon shumë gjëra, që morali publik nuk i duron dot më.

Në demokraci, mos harro:

Përgjegjësia politike vjen përpara vendimit penal. Përndryshe, drejtësia shndërrohet në alibi për të qëndruar në karrige.

Prandaj, së paku tregoje veten që nuk je si Balluku.

Dorëhiqu!

Ky është dhe çelësi i vërtetë i moralit politik, jo ai krimbi qe ke instaluar si triumf i ndryshkut.

Sepse Shkodra nuk ka nevojë më për një kryebashkiak që e ka “kokën prapa”, tek oraret e SPAK-ut dhe jo tek hallet e qytetit.

Sepse Shkodrës nuk ka ç’i duhet një kryetar që çdo firmë e hedh nën hije dyshimi dhe në çdo vendim të tij ai vlerëson më shumë mbrojtjen e vet personale se shërbimin ndaj qytetarit shkodran.

Shkodra nuk është as alibi politike dhe as justifikim ligjor.

Shkodra duhet trajtuar me ndershmërinë e dashurinë qytetarëve të saj.