Ballina Sport Barazim që nuk kënaq askënd, Tirana dhe Vllaznia ndajnë pikët

Barazim që nuk kënaq askënd, Tirana dhe Vllaznia ndajnë pikët

0
33

Dy ndeshjet e të shtunës në Superiore dhuruan emocione. Barazim 1-1 në “Selman Stërmasi”, në Klasiken mes Tiranës dhe Vllaznisë. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me Rafa nga pika e bardhë e penalltisë. Shkodranët u përgjigjën dhe vendosën ekuilibrat me Balaj, po me 11-metërsh.

Balaj pati shansin e artë për të shënuar sërish në pjesën e parë, por gaboi një penallti tjetër. Edhe në pjesën e dytë pati raste, por mungoi goli. Kjo pikë nuk i shërben asnjërës prej skuadrave, të cilat nuk po kalojnë një periudhë të mirë. Në sfidën tjetër, Bylis mundi 3-2 Elbasanin.