Ballina Lifestyle Një filipinase dhe ish-i dashuri i saj amerikan bëhen bashkë pas 48...

Një filipinase dhe ish-i dashuri i saj amerikan bëhen bashkë pas 48 vjetësh

41
0

Një filipinase dhe ish-i dashuri i saj amerikan janë ribashkuar pas 48 vjetësh falë rrjeteve sociale.

Yolly Santiago njohu Joe Sullinger në vitin 1972, kur ai shërbente si ushtarak në Filipine.

Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 1973 pasi Joe ishte transferuar për detyrë në Japoni.

Ndërkohë ajo ishte martuar dhe kishte bërë shtatë fëmijë dhe eventualisht ishte divorcuar, teksa edhe Joe kishte krijuar familjen e tij.

Image

Yolly Santiago dhe Joe Sullinger

Për dekada me radhë, ata kishin humbur çdo kontakt por në vitin 2020, Yolly arriti ta gjente Joe-n përmes Facebook-ut.

Ribashkimi i tyre çoi shpejt në fejesë dhe më pas në martesë, e çifti tani jeton së bashku në ShBA.