Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin, në kuadër të ‘Foltore 2’.
Gjatë fjalës së tij para demokratëve, Berisha është shprehur se agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit dhe i çojnë në bodrumet e kriminelëve, për t’u tërhequr nga tenderat.
Këto komente të Berishës erdhën pas skandalit të zbuluar nga Prokuroria e Posaçme në institucionin e AKSHI-t.
Po ashtu Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 22 dhjetorit para Kryeministrisë, për të bërë të mundur sipas tij, rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.







