Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. G., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
J. L., 44 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
-Më datë 20.12.2025, rreth orës 10:00, në rrugën “Mbreti Pirro”, një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një 13-vjeçare dhe është larguar nga vendngjarja. Pas mjekimit në spital, e mitura u largua në banesë. Punohet për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.12.2025, në emisionin investigativ “Piranjat”, është shfaqur një video ku dyshohet se nuk ndodhej në banesë, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Durrësit;
arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. P., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, të cilin dyshohet se e kishte vjedhur në Shijak, në aksin rrugor Shijak–Nishtulla ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 27-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
A. S., banues në Durrës, drejtues teknik i një firme ndërtimi në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 5, te pallati ku punonte, ka rënë nga lartësia shtetasi Sh. B., 57 vjeç, banues në Durrës, i cili, për pasojë, ka humbur jetën;
A. D., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi kallëzon shtetasja A. M., se më datë 17.12.2025 i ka humbur celulari dhe nga verifikimi i vendndodhjes, është konstatuar se ndodhej në dyqanin e 31-vjeçarit;
K. Z., banuese në Durrës, pasi kallëzon shtetasja E. G. se në lagjen nr. 12, në një dyqan, ka harruar portofolin me një shumë parash brenda, të cilin dyshohet se e ka marrë shtetasja K. Z;
I. P., 57 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







