Ballina Europë Afera e bashkëshortes/ Miku i Ramës humbet thellë, korrupsioni ndëshkohet me votë...

Afera e bashkëshortes/ Miku i Ramës humbet thellë, korrupsioni ndëshkohet me votë kur mbahen zgjedhje të lira

44
0

Kryeministri i majtë spanjoll, Pedro Sanchez, humbi thellë në zgjedhjet lokale të zhvilluara në Spanjë.

Sanchez humbi rajonin e Ekstremaduras, që kontrollohej vazhdimisht nga e majta.

Partia e tij, PSOE, mori vetëm 26 përqind të votave.

Ndërkohë e djathta siguroi mbi 43 përqind të votave.

Zgjedhjet lokale janë një tregues se çfarë e pret Sanchez në zgjedhjet e përgjithshme.

Kryeministri spanjoll është i zhytur në afera korruptive.

Hetimet për korrupsion janë fokusuar edhe tek bashkëshortja e tij, Begona Gomez.

Kujtojmë se kur Sanchez pati deklaruar se mund të japë dorëheqjen për shkak të skandalit të gruas, në krah i doli publikisht edhe Edi Rama.

Ai e këshilloi që të mos japë dorëheqjen dhe të mos dorëzohet.

Humbja e Sanchez në zgjedhje është një tregues se korrupsioni ndëshkohet me votë në vendet demokratike ku mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme.