Ballina Politika Pas mbylljes së protestës së Berishës, Lapaj vendoset te Kryeministria: Kauza është...

Pas mbylljes së protestës së Berishës, Lapaj vendoset te Kryeministria: Kauza është e njëjtë, por jo mënyra

22
0

Pas mbylljes së protestës së opozitës, kreu i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u vendos përpara Kryeministrisë.

Në një lidhje live në Facebook, ai komentoi ndarjen e protestës së tij nga ajo e Partisë Demokratike, duke sqaruar se kauza është e njëjtë, por qëllimi duhet të jetë mendimi për Shqipërinë dhe jo rritja e partive.

Lapaj paralajmëroi se kjo ndarje nuk duhet të shndërrohet në përçarje mes forcave opozitare dhe theksoi se përfituesi i vetëm nga një situatë e tillë është kryeministri Rama.

“Jetojmë në një kohë kur askush nuk duhet të mendojë ‘si të rrisim partinë’, por ‘si të rrisim Shqipërinë’. Nëse secili qëndron në gardhin e vet, Rama na mund të gjithëve.

Nëse dalim përtej dhe populli zbarkon masivisht në rrugë, Rama e ka të vështirë dhe do të ikë.

Kjo është e vetmja mënyrë për të ndryshuar situatën, duke iu bashkuar qytetarëve dhe duke u ngritur të gjithë së bashku kundër makutërisë dhe korrupsionit”, u shpreh Lapaj.