Ballina Lifestyle ​Këngëtari Barry Manilow njofton se vuan nga kanceri në mushkëri

​Këngëtari Barry Manilow njofton se vuan nga kanceri në mushkëri

29
0

Kantautori amerikan Barry Manilow ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe ka ndërmend t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Fituesi 82-vjeçar i çmimit Grammy shkroi në një postim në Instagram se një skanim me rezonancë magnetike i urdhëruar pas një periudhe të gjatë bronkiti “zbuloi një vend kanceroz në mushkërinë time të majtë që duhet hequr”.

“Është fat i pastër (dhe një mjek i shkëlqyer) që u zbulua kaq herët”, shtoi ai, shkruan ANSA.

Manilow vazhdoi duke thënë se planifikonte t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr kancerin, duke anuluar si pasojë koncertet e planifikuara për pjesën tjetër të dhjetorit dhe deri në janar.