Një Big Brother, më të famshmin në botë e konsideron gazetari Mentor Kikia, dosjen për hetimin e tenderave në Autoritetin Kombëtar të Shërbimit të Informacionit, AKSHI nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kikia shkruan se ‘regjistrimi me video i takimeve në zyrën ku bëheshin pazaret, ku ndaheshin tenderat dhe paratë, është një ngjarje e para dhe e fundit që ndodh.
‘Për Zotin nuk mund të ketë ngjarje të dytë që t’i zërë vendin kësaj. Ca fati për prokurorët që kërkojnë prova për hetimin’, shkruan Kikia.
Statusi
Sa herë ka një ngjarje të madhe këtu, ne themi; Edhe kjo ndodhi? Epo, kjo është e fundit, kjo nuk mund të ndodhë më shumë se kaq. Eshtë e papërsëritshme.
Por unë mendoj se regjistrimi me video i takimeve në zyrën ku bëheshin pazaret, ku ndaheshin tenderat dhe paret, kush do fitojë e sa do fitojë, kush do të merrte paratë e kush do të rrihej, kujt do ti q… robt çunat, e të tjera si këto, pra ky Big Brotheri në AKSH është e fundit.
Për Zotin nuk mund të ketë ngjarje të dytë që ti zërë vendin kësaj.
Ca fati për prokurorët që kërkojnë prova për hetimin.







