Ballina Ekonomia Guvernatori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive

Guvernatori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive

27
0

Ekonomia shqiptare ka pasur ecuri pozitive dhe tregu i punës ka patur përmirësim të vazhdueshëm gjatë këtij viti.

Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë takimit të fundvitit, ku bëri edhe një bilanc të ekonomisë.

“Ky vit po mbyllet me një rritje të mirë ekonomike, me një tregues të rritjes afër 4%, pavarësisht se shifrat nuk janë konfirmuar.

Objektivi ynë kryesor që është inflacioni, që janë çmimet e stabilitetit shqiptar, çmimet kanë qenë të kontrolluar, të monitoruar nën objektivin për 3%, por që përsëri konsiderohet pozitiv. Inflacioni ka qenë i luhatur midis nivelit 2.2% dhe 2.4%. Tregjet financiare kanë qenë të qeta”, tha Sejko.

Ashtu sikurse është kthyer në traditë si çdo fundvit, Banka e Shqipërisë akordoi Çmimin e Guvernatorit për Diplomën më të Mirë, ku për këtë vit kishin aplikuar 38 studentë me punimet e tyre universitare dhe master, duke sjellë tema të shumta.