Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca mori një pyetje interesante në konferencë për media para ndeshjes së vikendit ndaj Aston Villas.
Një gazetar i tha trajnerit italian se a do ta donte një shkëmbim mes Cole Palmerit dhe Morgan Rogersit.
Ai tha se kurrë, kjo sepse më shumë e adhuron lojtarin e tij.
“Jo, kurrë! E dua Cole. Ai është lojtari im”, u shpreh Maresca
Ndeshja mes Chelseat dhe Aston Villas zhvillohet të shtunën nga ora 18:30.







