Një tjetër tragjedi e rëndë është regjistruar në Mesdheun Qendror.
Sipas organizatës joqeveritare Sea-Watch, plot 116 persona kanë humbur jetën në një anije e mbytur që ka ndodhur së fundmi.
Sipas të dhënave të bëra publike, vetëm një person ka mbijetuar, i cili u shpëtua nga një peshkatar tunizian. Viktimat ishin nisur me anije të enjten e kaluar, ndërsa përpjekjet për t’i lokalizuar kishin nisur që të hënën, kur Sea-Watch i kërkoi me avionin e vëzhgimit Seabird.
“Sot, Alarm Phone konfirmoi anijembytjen, e cila ndodhi menjëherë pas nisjes”, njoftoi Sea-Watch, duke theksuar se ngjarja tregon edhe një herë rrezikun ekstrem të rrugëve detare të migrimit.
Mesdheu Qendror vazhdon të mbetet një nga itineraret më të rrezikshme për emigrantët dhe refugjatët që përpiqen të arrijnë në Evropë, ndërsa organizatat humanitare bëjnë thirrje për më shumë masa shpëtimi dhe përgjegjësi nga autoritetet.







