Ballina Europë Antonio Costa: Sanksionet e SHBA-së ndaj zyrtarëve evropianë janë të papranueshme

Antonio Costa: Sanksionet e SHBA-së ndaj zyrtarëve evropianë janë të papranueshme

21
0

Bashkimi Evropian dënon kufizimet e udhëtimit të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për qytetarë dhe për zyrtarë evropianë.

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka thënë se masa të tilla janë të papranueshme mes aleatëve, partnerëve.

“BE mbron me vendosmëri lirinë e shprehjes, rregullat e drejta digjitale, dhe sovranitetin e saj rregullator”, tha Costa.

Ai gjithashtu dënon veprimin e SHBA, duke nëvizuar se “Komisioni Evropian dënon fuqimisht vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur kufizime udhëtimi për pesë qytetarë evropianë, përfshirë ish-Komisionerin Evropian Thierry Breton. Liria e shprehjes është një e drejtë themelore në Evropë dhe një vlerë themelore e ndarë me Shtetet e Bashkuara në të gjithë botën demokratike.”