Ballina Kronika U përplas nga makina, humb jetën pas dy ditësh në spital i...

U përplas nga makina, humb jetën pas dy ditësh në spital i moshuari nga Korça

33
0

Ndërron jetë pas 2 ditësh, i aksidentuari në fshatin Sovjan.

Sipas informacioneve, 78 vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve.

Ai u përplas nga një mjet ndërsa udhëtonte me biçikletë në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan.

Drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia pas aksidentit.