Ballina Lifestyle Bradley Cooper dhe Gigi Hadid drejt altarit në 2026-n?

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid drejt altarit në 2026-n?

27
0

Ngjarjeve të bujshme që pritet të mbushin vitin e ardhshëm i është bashkuar një tjetër lajm, ai i dasmës së Gigi Hadid dhe Bradley Cooper.

The Daily Mail raporton se çifti duan të martohen në 2026-n. Sipas raportimeve, Bradley e ka hedhur tashmë hapin e parë. Ai i ka kërkuar Yolanda Hadid dorën e së bijës për martesë

Edhe pse çifti nuk ka konfirmuar asgjë deri më tani, burimet thonë se aktori po hedh hapa të vendosur drejt kurorëzimit të marrëdhënies.

Miratimi nga mamaja e Gigi- t thuhet se është marrë, hapi i fundit e më vendimtari mbetet komunikimi i dëshirës së çiftit me babain e modeles.

Për herë të parë çifti u pa nën shoqërinë e njëri-tjetrit në tetor të vitit 2023.

Gigi ka folur për marrëdhënien e saj me Bradley në një intervistë për Vogue në prill, duke thënë se për të ishte shumë e rëndësishme të gjente dikë që e dinte çfarë donte në një marrëdhënie dhe me sa duket ajo e ka gjetur.