Ballina Europë Rast i pazakontë/ Gjenden të vdekur 4 anëtarët e një familjeje, rasti...

Rast i pazakontë/ Gjenden të vdekur 4 anëtarët e një familjeje, rasti po hetohet nga policia, autopsitë…

27
0

Dy burra dhe dy gra të së njëjtës familje, nga Lihtenshtajni u gjetën të vdekur këtë javë, tha policia të enjten ndërsa po heton rastin e pazakontë në principatën e vogël alpine.

Policia lokale tha se trupi i një burri 41-vjeçar u gjet të mërkurën në anën zvicerane të bregut të Rinit, pranë Vaduzit, kryeqytetit të Lihtenshtajnit.

Ai rezultoi të ishte një punonjës i lartë i komunës së Triesen, në jug të Vaduzit, i cili ishte pezulluar disa ditë më parë për shkak të parregullsive në llogari, tha policia.

Policia më vonë gjeti trupat e një burri 73-vjeçar dhe dy grave, të moshës 68 dhe 45 vjeç, në një apartament në Vaduz. Këta ishin prindërit dhe motra e punonjësit të bashkisë, tha policia. Autopsitë janë duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë shkaktoi vdekjet e katër personave.