Policia e Malit të Zi ka arrestuar një 48-vjeçar për abuzim seksual të dy të miturve.
Mediet malazeze raportuan se i dyshuari është prift në Kishën Ortodokse serbe.
Ai është dërguar për të qëndruar në 72 orë në burg, raportoi Vijesti.
“Zyrtarët në Departamentin e Sigurisë në Cetinje kanë arrestuar një person të dyshuar për abuzim seksual ndaj dy të miturve. B.C. 48 vjeç është i dyshuar për këtë krim”, u tha nga Policia.
Mediat lokale kanë raportuar se ish-bashkëshortja e të dyshuarit e ka lajmëruar atë në Polici dhe se ai ka abuzuar dy fëmijët e tyre.
Sipas mediave, ata ishin të martuar deri në vitin 2019 dhe se gruaja kishte ikur me dy fëmijët për shkak të dhunës psikike dhe fizike ndaj saj.







