1622 subjekte të në të gjithë vendin kanë përfituar rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar gjatë vitit 2025.
Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë afro 25,3 miliardë lekë apo 253 milionë euro të rikthyera tek bizneseve në vend nga administrata, në formën e TVSH të paguar, përmes procedurës së rimbursimit dhe rrjedhimisht edhe të rikthyera në ekonomi. Krahasuar me një vit më parë, shifra ka pësuar rritje të ndjeshme, pasi gjatë 2024-ës rimbursimet u mbyllën në shumën e 223 milionë eurove.
E ndarë sipas muajve, vihet re një rritje progresive e rimbursimeve të bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe shifra më e lartë rezulton të jetë në muajin shtator me afro 4.9 miliardë lekë apo rreth 50 milionë euro, një shifër kjo disa herë me e madhe se muajt e tjerë të vitit, ndjekur nga muaji Qershor ku u kompensuan mesatarisht afro 43 milionë euro dhe në pjesën tjetër të muajve rimbursimet mesatare kanë qenë nga 15-18 milionë euro.
Ndërkohë që koha e kryerjes së këtij procesi po reduktohet gradualisht, ku 80% e kërkesave janë miratuara pa kontroll.
Rimbursimi i TVSH-s për bizneset përgjatë vitit 2024, përmes platformës dixhitale është bërë brenda mesatarisht 31 ditëve duke reduktuar kohën e pritjes dhe lehtësuar tatimpaguesit.
Personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, që rezultojnë me tepricë kreditore mbi 400.000 mijë lekë, kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për rimbursimin e TVSH-së pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kjo kërkesë paraqitet sipas formularit të miratuar “Kërkesë për rimbursimin e TVSH-së” (online si dhe fizikisht).
Rimbursimi i TVSH-së kryhet brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nëpërmjet sistemit të Thesarit. Kërkesa për rimbursim i nënshtrohet procedurës normale të rimbursimit duke iu nënshtruar analizës se riskut. Rimbursohen automatikisht brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës subjektet e konsideruar me risk zero. Në rast të mosrimbursimit të shumës së miratuar, personit të tatueshëm i lind e drejta e mospagesës së detyrimeve të tjera tatimore në masën e TVSH-së së pretenduar për rimbursim.
Nëse një rimbursim, i cili duhej kryer nga administrata tatimore, nuk kryhet brenda afateve ligjore, administrata tatimore paguan kamatëvonesë për shumën e paguar më tepër. /scantv







